LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Deçanit furnizon QKMF-në me pajisje mbrojtëse ndaj coronavirusit

Komuna e Deçanit furnizon QKMF-në me pajisje mbrojtëse ndaj coronavirusit

Komuna e Deçanit, deri në këto momente vazhdon të mbetet e pa prekur nga coronavirusi, sa i përket infektimit të qytetarëve nga ky virus.

Deri më tash në këtë komunë nuk ka asnjë rast të konfirmuar e as të dyshuar me Covid-19.


Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se komuna sot ka furnizuar përsëri Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” me 100 palë rroba mbrojtëse shumë përdorimesh, dorëza, maska si dhe aparat për dezinfektim.

“Sot, Komuna e Deçanit përsëri furnizoi QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” -Deçan, me 100 palë rroba mbrojtëse shumë përdorimesh, komplet me dorëza dhe maska mbrojtëse, si dhe një aparat dezinfektues për dezinfektim të duarve për pacientë dhe personel. Falënderim të veçantë për të gjithë personelin mjekësorë!Bashkë do të dalim fitues!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Ndryshe në Deçan është duke u zbatuar gjithashtu edhe vendimi i cili është marrë për kufizim të lëvizjes në të gjitha sheshet dhe parqet në nivel vendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori