LAJMI I FUNDIT:

Kompromis Rusi-Ukrainë për gazin

Kompromis Rusi-Ukrainë për gazin

Kryeministri rus Vladimir Putin njoftoi ditën e djeshme se është arritur një kompromis me Ukrainën ne lidhje me çështjen e gazit.

Kreu i qeverisë ruse njoftoi pas takimit që zhvilloi në Jalte me homologen ukraninase Julia Timoshenko, se të dyja palët kanë rënë dakort të rishikojnë kontratat bilaterale.

Sipas dakordit të arritur Rusia ka pranuar të reduktojë sasinë e gazit që do t’i mbetet Kievit dhe të shtojë në 60 përqind për vitin 2010 tarifën e tranzitit nëpërmjet Ukrainës të gazit rus drejt Evropës. /Telegrafi/tch/