LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë nuk konfirmojnë vazhdimin e garës për ndërtimin e TC “ Kosova e Re”

Kompanitë nuk konfirmojnë vazhdimin e garës për ndërtimin e TC “ Kosova e Re”

Tenderi mund të vazhdojë vetëm pasi të sigurohet leja nga Agjencia e Prokurimit Publik. E tërë kjo shihet edhe si rast që të ndryshohet pakoja e parashikuar për këtë tender. Ndërkaq, tërheqje të mundshme të kompanive analistët e kishin paraparë qysh më herët, qoftë për shkak të krizës, qoftë për ndonjë marrëveshje në mes të kompanive. Nga ana tjetër, qysh para se të ndodhte parakualifimi i tyre kompania më e përfolur si fituese e tenderit ka qenë CEZ and AEZ.

Asnjë prej kompanive të parakualifikuara për procesin tenderues të termocentralit Kosova e Re nuk ka konfirmuar vazhdimin e pjesëmarrjes në këtë proces.

Të mbetura në garë vetëm konsorciumet CEZ/AEZ, i cili është me pronësi çeko-amerikane si dhe ai italiano-grek, Enel and Sencap, të pyetur nga Kohavisioni nëse do të vazhdojnë konkurrimin, nuk kanë dashur të bëjnë ndonjë koment lidhur me këtë. Njëjtë po veprojnë edhe hartuesit dhe përkrahësit e projektit.

Askush nuk po jep përgjigje se si duhet të vazhdojë procesi i tenderimit, kur në garë janë më pak se tri kompani, siç është dashur të jenë sipas ligjit për prokurim publik. Megjithatë, presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, pa konkretizuar si, ka thënë se këtë punë do ta zgjidhin ekspertët në mënyrën më të mirë. Por, pjesëmarrja e vetëm dy ose një kompanie, nëse njëra eventualisht tërhiqet, sipas ekspertëve, e zbeh pozicionin e qeverisë ndaj kompanive investuese. Madje kjo shihet edhe si pengesë ligjore. /ktv/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori