LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e naftës shpallën rënie të fitimit

Kompanitë e naftës shpallën rënie të fitimit

Kompanitë e naftës Royal Dutch Shell dhe Exxon Mobil shpallën rënie të madhe të përfitimit kuartal duke marrë parasysh rënien e çmimeve të naftës nga mesi i vitit 2008.

Siç transmeton Makfaks-i, fitimi i kompanisë Royal Dutch Shell deri në korrik shënoi rënie për 70 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, në 2.3 miliardë dollarë. Fitimi i kompanisë Exxon Mobil në periudhën e njëjtë shënoi rënie për 66 për qind, gjegjësisht për 3.95 miliardë dollarë.

Gjatë vitit çmimet globale të naftës realizuan rekord prej 147 dollarë për një fuçi, para se të biejn për shkak të recesionit botëror. Në SHBA çmimi i një fuçie naftë momentalisht u lëshua në rreth 64 dollarë.

Shitja kuartale e kompanisë Royal Dutch Shell në përgjithsi ka qenë 63.9 miliardë dollarë, gjegjësisht 51 për qind më pak se vitin e kaluar, ndërsa e Exxon Mobil ra për 46 për qind, në 74.5 miliardë dollarë.