LAJMI I FUNDIT:

Kompania turke TAV sërish shtyen investimet në Maqedoni

Kompania turke TAV sërish shtyen investimet në Maqedoni

Kompania turke sërish ka shtyer planet investinuese dhe zbatimin e marrëveshjes së koncesionim të aeroporteve të Maqedonisë.

Në fillim të muajit të ardhshëm kompania turke TAV kishte paralajmëruar se do të nis projektet investuese në Aeroportet e Maqedonisë. Në kuadër të projektit ishte paraparë modernizimi i aeroportit të “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe atij të Ohrit, si dhe ndërtimi i një kargo-aeroporti në Shtip.

Sipas të përditshmes “Dnevnik”, arsyetimet kanë qenë se TAV akoma nuk kishte marrë miratimin e institucioneve ndërkombëtare financiare për një kredi për investimet në Maqedoni.

Investimi i TAV në Maqedoni fillimisht u shtye edhe në dhjetor të vitit të kaluar, pas paralajmërimeve se do të investojë 200 milion euro në Maqedoni. Kjo u bë atëherë, pasi që kompani tha se është e përfshirë nga kriza ekonomike globale.


Me marrëveshjen e nënshkruar mes TAV dhe Qeverisë së Maqedonisë, aeroportet në Shkup dhe Ohër do të jepen nën koncesion për 20 vite, ndërsa me këtë pritet edhe modernizimi i tyre përfundimtar.

TAV është themeluar në vitin 1997, që fillimisht filloi me ndërtimin e disa terminaleve në godinën e re të aeroportit në Stamboll.

Kompania tani menaxhon gjashtë aeroporte në Turqi, Gjeorgji dhe Tunis. /ina/