Kompania që pastron Qeverinë dhe ministritë nën hetim nga Prokuroria e Maqedonisë

Kompania e cila me vite pastron Qeverinë, ministritë dhe objektet e drejtorive shtetërore është nën hetime për keqpërdorime të furnizimeve publike.
Prokuroria dje doli me njoftim se drejtuesi i kësaj kompanie dyshohet për keqpërdorim në furnizim publik, duke mos përmendur emrin e kompanisë, por sipas disa burimeve, bëhet fjalë për kompaninë “Serta” e cila me vite me radhë i fiton tenderët.
Marrëveshja e fundit me Qeverinë, kjo kompani e ka nënshkruar në vitin 2021 për mirëmbajtje të higjienës dhe mirëmbajtjen e objekteve të institucioneve shtetërore për periudhë tre vjeçare.
Sipas Prokurorisë, kompania në vitin 2018 qëllimisht ka shkelur rregullat për procedurë ne ndarjes së marrëveshjes për furnizim publik të mjeteve për higjienë.
Të dyshuarit kanë dorëzuar dokumentacione të rreme dhe kanë realizuar përfitime të majme për firmën.
“Me dorëzimin e dokumentacionit të pavërtetë, të dyshuarit janë zgjedhur në procedurë dhe me ta është nënshkruar marrëveshje për furnizim publik me vlerë të përgjithshme prej 209,999,304,00 denarë pa TVSH për periudhë tre vjet. Në bazë të kësaj marrëveshje, i akuzuari dhe kompania e tij kanë marrë pagesë prej 60,691,261,00 denarë me TVSH, respektivisht 25% nga shuma e përgjithshme e paguar ndaj konzorciumit”, thuhet në kumtesë.
Edhe në vitin 2021 kompania e njëjtë është paraqitur në procedurë për furnizim publik të mjeteve për higjienë e zbatuar nga shërbimi për punë të përgjithshme të Qeverisë.
“Përsëri në bazë të dokumenteve të rreme, është nënshkruar marrëveshje me personin juridik si bartës i ofertës dhe i janë paguar 21,497,105,50 denarë me TVSH, për kryerjen e obligimeve nga furnizimi publik, respektivisht 40% nga shuma e përgjithshme e marrëveshjes”, thuhet nga Prokuroria.
Prokurori publik kompetent i propozoi Gjykatës Themelore Penale Shkup që ndaj pronarit të caktohet masa – ndalim i daljes nga vendbanimi, konfiskim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve tjera për kalimin e kufirit shtetëror, ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës lidhur me krimin, pra ndalimi i disponimit të mjeteve nga llogaritë bankare të personit juridik
Për momentin nuk ka asnjë reagim nga Qeveria, ndërsa drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në kuadër të Qeverisë është Pece Mirçeski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker