LAJMI I FUNDIT:

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së: Qeveria zhvillon politika ekonomike rrënuese

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së: Qeveria zhvillon politika ekonomike rrënuese

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski në seancën e Komitetit Qendror të partisë mbrëmë ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të fillojë takimet në terren me qytetarët në mbarë vendin, me qëllim që t’i dëgjojë sugjerimet e tyre që pastaj për ato të ofrohen zgjidhje programore.

Ai dhe anëtarët e Komitetit Qendror kanë vlerësuar se në planin ekonomik vendi po fundoset dhe po ballafaqohet me kolaps dhe se pas nëntë muajve qeverisje, qytetarët janë “dëshmitarë të dhjetëra gënjeshtrave dhe premtimeve të papërmbushura nga periudha parazgjedhore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me çdo ditë të kaluar konfirmohen dyshimet se funksionarët e LSDM-së ose me vetëdije i kanë gënjyer qytetarët ose tërësisht janë të paaftë të realizojnë atë që e kanë premtuar gjatë fushatës. Katastrofa është e njëjtë edhe në nivel lokal edhe në nivel qendror”, ka thënë Mickovski në seancën e Komitetit Qendror.


Lidhur me gjendjen ekonomike, anëtarët e KQ-së kanë konkluduar se “paaftësia e LSDM-së po reflektohet me rezultate katastrofale në kurriz të qytetarëve”.

Prej atje thonë edhe se sundimi i së drejtës është rrezikuar dhe aspak nuk përmirësohet gjendja me sistemin gjyqësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
Kalo në kategori