Për ngritjen e një fondi të tillë sipas modelit të FMN-së do të bisedohet me qeveritë e vendeve të Eurozonës. Ky fond do të ndihmonte që problemet në të ardhmen të konstatohen më heret dhe kështu të pengohen krizat.
Në verën e vitit të kaluar situata paraqitej krejt ndryshe. Komisari i atëhershëm të BE-së për çështje monetare Joaquín Almunia qe shprehur për një përqëndrim të vendeve të euros brenda Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Më së miri interesat tona si union ekonomik dhe monetar do të ishin përfaqësuar qartë dhe fort brenda Fondit Monetar Ndërkombëtar, sikur ne të kishim aty një seli të vetme për të gjitha vendet anëtare të eurozonës.
"Ish ministri i atëhershëm gjerman i Financave nga PSD, Peer Steinbrück, psh pati theksuar se Gjermania bashkëaksionarja e tretë për nga rëndësisa duhet të përfaqësohet me peshën përkatëse në FMN.
Lidhur me propozimin ai pat thënë tekstualisht: „Nuk bën, që ne të paguajmë shumë pjesë, por të mos lejohemi të marrim pjesë në to.“
Sot ideja e një Fondi Monetar Evropian gjen mbështetje në Bruksel
Me krizën financiare greke për Gjermaninë do të thoshte përsëri që të paguante një pjesë. Por pasardhësi i Steinbrückut, Wolfgang Schäuble i Unionit Kristiandemokrat CDU propozoi një rrugë krejt tjetër.
Ai kërkon një lloj Fondi Monetar Evropian dhe siç duket për këtë gjen dyer të hapura nga Brukseli.
“Komisioni është i gatshëm, që të propozojë një instrument të tillë evropian. Ai duhet mbështetur nga të gjitha vendet e eurozonës. Natyrisht duhet lidhur me kushte rigoroze. Një rast si ai i Greqisë nuk duhet të përsëritet.
"Tek hollësitë Altafaj nuk donte të ndalej. Eshtë shumë heret për të thënë, nëse një fond i tillë do të jetë vetëm një instrument financiar, apo një institucion fare i ri me buxhet dhe personel të vetin.
A nuk u mjafton evropianëve FMN-ja?
Por për ç’ arsye i nevojitet Evropës një fond i veti? Fundja FMN u ka ndihmuar edhe vendeve të tjera të BE-së si Letonisë dhe Hungarisë. Ato ndodhen megjithatë jashtë eurozonës.
A dëshiron të pengojë BE, që amerikanët, të cilët i japin tonin FMN-së, të mos kenë ndikim tepër të madh në politikën financiare evropiane? Apo BE është thjesht shumë krenar, që të varet prej ndihmës nga jashtë? Zëdhënësi i Komisionit Altafaj e hedh poshtë këtë dyshim.
“Ne e kemi përfshirë FMN-në në diskutimet tona me autoritetet greke. FMN ka dhënë një kontribut të vyer. Ai ka një kompetencë të madhe profesionale në këtë fushë. Dhe prandaj këtu nuk bëhet fjalë për konkurrencë, apo krenari. Eshtë fjala që të përpiqemi për efikasitet.
Janë shfaqur dobësi, të cilat nuk kemi mundur t’i mënjanojmë deri tani dhe tani ne duam të shfrytëzojmë mundësitë, as më shumë dhe as më pak. Pavrësisht se si do ta ndihmojnë Greqinë vendet e Euros dhe FMN-ja, për Athinën Fondi Monetar Evropian vjen shumë vonë. Por edhe vende të tjera të BE-së ndodhen në zgrip. Altafaj la të kuptojë se deri në fund të presidencës spanjolle të rradhës me 30 korrik do të ketë një propozim nga komisioni.
DW
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur