Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve ka kërkuar mobilizim për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve në procesin mësimor.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, MASHTI në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit është duke bërë përgatitjet që viti i ri shkollor të fillojë me kohë e me prezencë fizike në mjediset shkollore.
“KOMF bën thirrje për mobilizim, krijim të kushteve infrastrukturore në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, respektim të masave dhe vaksinim të të gjithë mësimdhënësve, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve në procesin mësimor”, thuhet në reagim.
Për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve, KOMF u bën thirrje:
Mësimdhënësve, të vaksinohen për shkak të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm, me theks të veçantë shëndetit të fëmijëve;
DKA-ve, për krijim të kushteve infrastrukturore, dezinfektim të rregullt të shkollave dhe pajisje të shkollave me mjete dezinfektuese, si dhe monitorim të vazhdueshëm e rigoroz të zbatimit të masave për parandalimin e Covid-19;
Nxënësve dhe mësimdhënësve, për zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19 duke bartur maskat, respektuar distancën fizike dhe mirëmbajtur higjienën;
MASHTI-t për inspektim rigoroz të zbatimit të masave;
MASHTI-t, komunave dhe shkollave për vënien e fokusit te shëndeti mendor i fëmijëve, angazhimin e psikologëve qoftë edhe përkohësisht në shkolla, me qëllim të përmirësimit të shëndetit mendor të fëmijëve, por edhe të mësimdhënësve, të rënduar nga pandemia Covid-19. Të sigurohet që të paktën një psikolog të jetë në dispozicion për një shkollë.
MASHTI-t në bashkëpunim me DKA-të, të sigurojnë mbarëvajtjen e punës së mësimit plotësues/shtesë për të siguruar përmirësimin e gjendjes së fëmijëve në mësimnxënie, sidomos për fëmijët të cilët nuk e kanë ndjekur mësimin në distancë.
MASHTI-t dhe MSH-së bashkë me komunat, të sigurojnë realizimin e vizitave të rregullta shëndetësore të fëmijëve në shkolla.
KOMF kërkon mobilizim të gjithmbarshëm, krijim të kushteve dhe respektim të masave nga nxënësit dhe mësimdhënësit, për të ruajtur shëndetin e fëmijëve si dhe për të mundësuar një vit shkollor efektiv.
Varësisht prej situatës epidemiologjike, MASHTI dhe komunat duhet të aplikojnë skenarët sipas rekomandimeve të IKSHPK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker