LAJMI I FUNDIT:

Kolosi i Rodosit rikthehet në Greqi (Video)

Kolosi i Rodosit rikthehet në Greqi (Video)

Evropës do t’i kthehet sërish njëra nga “7 mrekullitë e botës antike”, Kolosi i Rodosit.

Në kuadër të një projekti arkitektonik që do të kushtojë rreth 200 milionë euro, grekët kanë vendosur ta rindërtojnë statujën gjigante, ashtu siç ka qenë para se të rrënohej nga një tërmet në vitin 226 para erës sonë, raporton KTV.

“Ne duam të ringjallim simbolin e kësaj statuje duke e kthyer atë në një emblemë të globalizimit, dhe njëkohësisht duam të sjellim në vëmendje rëndësinë e saj historike dhe kulturore” – ka thënë drejtuesi i këtij projekti, arkitekti Aris Pallas.

Arkitektët e kanë projektuar atë jo vetëm si një shtatore, por edhe si një vend turistik, pasi që brenda tij do të ketë edhe një muze, librari dhe dyqane.


Megjithëse është ruajtur pamja e origjinalit, përderisa statuja e dikurshme ishte rreth 30 metra e lartë, kjo që do të ndërtohet do të jetë e lartë 150 metra.

Për më tepër, ajo do të ndërtohet në të njëjtin pozicion, ku statuja do t’i ketë këmbët në të dyja anët e portit detar të qytetit.

Kolosi i Rodosit ishte ndërtuar në vitin 280 para erës sonë, si simbol i fitores së Rodosit ndaj sundimtarit të Qipros, Antigonit të Parë.

Ai portretizonte titanin Helios, krijesë kjo që personifikonte diellin në mitologjinë greke.