LAJMI I FUNDIT:

“Koha ime si trajner i Barcelonës ka mbaruar” – Guardiola përjashton mundësinë e kthimit në Camp Nou

“Koha ime si trajner i Barcelonës ka mbaruar” – Guardiola përjashton mundësinë e kthimit në Camp Nou

Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Camp Nou, duke këmbëngulur se koha e tij si trajner i Barcelonës ka mbaruar.

Spekulimet mbi të ardhmen e Guardiolas në Manchester City kanë filluar të intensifikohen ndërsa ai i afrohet gjashtë muajve të fundit të kontratës së tij.

Spanjolli ka hapur derën për të zgjatur qëndrimin e tij në Etihad, por thotë se ai duhet të fitojë të drejtën të qëndrojë me një sezon të suksesshëm në 2020-21.


Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona, trajneri katalunas flet për të ardhmen e tij
Lexo po ashtu Po flitet për një ribashkim të Guardiolas dhe Messit te Barcelona, trajneri katalunas flet për të ardhmen e tij

Guardiola filloi karrierën e tij si trajner në Camp Nou, duke fituar 14 trofe të mëdha midis 2008 dhe 2012, duke përfshirë tre tituj në La Liga dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve .

Ai krijoi padyshim një nga ekipet më të mëdha në histori gjatë asaj kohe, duke marrë më të mirën nga emra si Messi, Xavi, Iniesta, Sergio Busquets dhe Gerard Pique ndërsa zbatoi filozofinë e tij ‘tiki-taka’.

Sidoqoftë, trajneri i Cityt insiston se ai e ka mbyllur librin në kapitullin e tij te Barça njëherë e përgjithmonë, dhe se ai do të kthehet në klub vetëm si tifoz.

“Periudha ime si trajner i Barcelonës ka mbaruar. Unë mendoj se një herë në jetë duhet të bësh disa gjëra”, ka thënë fillimisht Guardiola të shtunën pasdite.

“Ka njerëz të pabesueshëm që mund të jenë në krye atje, tani për shembull Ronald Koeman”.

“Koha ime ka mbaruar, unë do të kthehem në qytetin tim vetëm për të parë klubin tim, vetëm për të parë ndeshjen”, përfundoi trajneri i njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori