LAJMI I FUNDIT:

KMDK ia mbyllë dyert Kompanisë ‘Pastrimi’

KMDK ia mbyllë dyert Kompanisë ‘Pastrimi’

Kompania “Pastrimi”, e cila vepron në kryeqytet ka njoftuar se Kompania për Menaxhimin e Mbeturinave të Kosovës (KMDK), ka mbyllë dyert e Deponisë për deponim të mbeturinave dhe që mbrëmë Kompanisë “Pastrimi”, nuk po i lejohet deponimi i mbeturinave në Deponinë Sanitare në Mirash.

Sipas një njoftimi të Kompanisë “Pastrimi”, të gjithë kamipnët e kësaj kompanie gjinden para dyervë të Deponisë Sanitare në Mirash të mbushur me mbeturina, të cilëve nuk po iu lejohet zbrazja dhe deponimi i tyre nga KMDK-ja.

Kjo kompani ka njoftuar se deri në një afat të pacaktuar kamionët do të qëndrojnë para deponisë shërbimi nuk do të kryhet, kjo deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje nga Institucionet gjegjëse.


Ndryshe, sipas kompanisë “Pastrimi”, kjo nuk është hera e parë që po i mbyllen dyert e Deponisëpër mbeturina. /Telegrafi/