LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Gjyqtari na bëri të dukemi si kasap, nuk ishte në nivel të kësaj ndeshje

Klopp: Gjyqtari na bëri të dukemi si kasap, nuk ishte në nivel të kësaj ndeshje
PARIS, FRANCE - NOVEMBER 28: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the UEFA Champions League Group C match between Paris Saint-Germain and Liverpool at Parc des Princes on November 28, 2018 in Paris, France. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk ka qenë aspak i kënaqur me gjykimin e ndeshjen ndaj PSG-së.

Sipas tij gjyqtari i ndeshjes ndau kartonë të verdhë pa nevojë për lojtarët e tij.

“Ne e kemi fituar tri herë radhës në Ligën Premier çmimin si ekipi në fair-play, por sonte na kanë detyruar të dukemi si kasapë”.


“Kemi gjashtë, shtatë, tetë kartonë të verdhë dhe kemi qenë pranë një kartoni të kuq. Ishte një, ose dy raste, që e merituam kartonin e verdhë, por jo të gjithë. Kjo është e pabesueshme”.

Jurgen Klopp, pas ndeshjes . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Ne morëm një penallti. Kryesori nuk donte ta jepte, nuk e di se si është e mundur”.

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për një lojë si kjo. Kryesori sonte nuk dukej i përgatitur”.

“Ishte një karton i kuq, sipas meje, i qartë ndaj Verattit. E pashë shumë mirë dhe me siguri nuk ishte i njëjti karton me ngjyrë, si 500 që morëm sonte”.

Klopp u pyetu nëse gjyqtari polak ka qenë i rezervuar me aktrimet e yllit të PSG, Neymar, ai nuk preferoi të flas.

Në fund trajneri gjerman tha se beson që Liverpooli do të kalojë tutje në ndeshjen e fundit ndaj Napolit. Madje ai mendon që duhet të fitojë me dy gola edhe pse i kryen punë edhe një fitore 1-0.

Jurgen Klopp, duke dhënë instruksione . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

“Kundërshtari italian është mjaft i fortë. Ne duhet të fitojmë me dy gola, çka nuk është një punë e lehtë”.

“Sidoqoftë, do ta kemi ‘Anfieldin’ në mbështetje dhe ende besojmë”, ka thënë Klopp për Viasport Fotball pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori