LAJMI I FUNDIT:

KLMDNJ: Shtrenjtimi i rrymës u bë duke shkelur ligjin

KLMDNJ: Shtrenjtimi i rrymës u bë duke shkelur ligjin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), të cilët miratuan kërkesën e KEDS-it, ku parashihet rritja e çmimi i energjisë për 5.18 për qind për qytetarët e Kosovës. Sipas KMDLNj-së, rritja e çmimit të energjisë, rrezikon standardin e konsumatorit.

KMDLNj, vlerëson se kjo ngritje e radhës e çmimit të energjisë e rrezikon në skajshmëri standardin edhe ashtu të degraduar të konsumatorit kosovar, i rrezikon familjet e sistemuara në kategori sociale, pensionistët, studentët, amvisëritë dhe rrezikon bizneset të cilat për shkak të rritjes së energjisë rrisin çmimet e prodhimeve dhe shërbimeve të tyre e që prodhon efekt zingjiror edhe te konsumatorët.

“Shton se Kuvendi i Kosovës e sidomos Qeveria e Kosovës duhet t’i dalin në mbrojtje konsumatorit të varfëruar dhe jo të ndihmojë në pasurimin e kundërligjshëm të KEDS-it. Sipas kësaj organizate shtrenjtim i energjisë është bërë duke shkelur ligjet dhe rregulloret në fuqi”, thekson KLMDNJ në reagimin saj për media përkitazi me shtrenjtimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/