LAJMI I FUNDIT:

KLM paralajmëroi fluturim për udhëtarë me biodizel

KLM paralajmëroi fluturim për udhëtarë me biodizel

Aviokompania holandeze KLM do të jetë e para në botë, e cila për aeroplan për udhëtarë do të shfrytëzojë biodizel si karburant.

Këtë të mërkurën e paralajmëroi KLM-ja, duke shtuar se aeroplani i tipit Boing 747 me një numër të përcaktuar të udhëtarëve më 23 nëntorë do të fluturojë, duke shfrytëzuar si karburant përzierjen e biodizelit dhe kerozinës.

Biodizeli për aeroplan zvogëlon emisionet e dioksid karbonit për madje 80 për qind, ndërsa fluturimi me përzierje të biodizelit dhe kerozinës nuk kërkon kurrfarë modifikimi të motorëve për aeroplanë.

Biodizeli si karburant për aeroplanë është testuar nga ushtria amerikane, ndërsa kompania e parë që e përdori është kompania “Japan Airlines”. Ajo realizoi një fluturim 90-minutësh me biodizel më tre janar të këtij viti, por në fluturaken “Boing 747-300” nuk kishte udhëtarë.