LAJMI I FUNDIT:

Klinë, rrezik nga rrjeti elektrik i viteve ’70-të

Klinë, rrezik nga rrjeti elektrik i viteve ’70-të

Infrastruktura elektrike në shumë fshatra të Komunës së Klinës vazhdon të mbetet e vjetër. Qytetarët ankohen se shtyllat elektrike dhe rrjeti i tensionit të lartë dhe të ulët është i viteve ’70-të dhe nga atëherë askush nuk ka intervenuar në rregullimin e tyre.

Sa herë kur moti është i lig, shtyllat elektrike rrëzohen dhe banorët mbesin pa rrymë me ditë të tëra, derisa KEDS-i të bëjë rregullimin e tyre. Nga largpërçuesit e vjetër, në rrezik janë edhe vetë qytetarët, sidomos në ato lokalitete ku tensioni i lartë ajror kalon afër shtëpive ose në oborr, shkruan Koha Ditore.

Mjafton një shi i rrëmbyeshëm ose erë e lehtë që shtyllat elektrike të rrezohen përtokë. Shumë sosh janë shtrembëruar dhe i mbajnë vetëm telat dhe as në ketë rast askush nuk intervenon në ngritjen e tyre, ani pse përbëjnë rrezik për njerëzit dhe bagëtinë. Tomë Çuni, aktivist i fshatit Budisalc të Klinës, ankohet se KEDS-i nuk po interesohet fare për rrjetin e këtij fshati. /Telegrafi/