LAJMI I FUNDIT:

Kjo është ora më e shtrenjtë dhe më e komplikuar në botë

Kjo është ora më e shtrenjtë dhe më e komplikuar në botë

Një orë xhepi nga Patek Philippe, që tregon qiellin e natës mbi New Jork, u shit në ankand për 23.200.000 franga zvicerane në Gjenevë. Kështu, kjo është ora më e shtrenjtë në botë – dhe më komplekse.

Kjo orë është një primadonë e vërtetë: Me 24 funksione të ndryshme, Philippe Patek “Supercomplication” është ora më e komplikuar në botë, transmeton Telegrafi.

Ajo përbëhet nga 920 pjesë të veçanta, peshon gati një kilogram dhe vjen me funksione të tjera të tilla si një kalendar të vazhdueshëm, shfaqjen e fazave të hënës, kohën yjore dhe kohën e lindjes dhe perëndimit të diellit. /Telegrafi/