LAJMI I FUNDIT:

Kinezët të gatshëm për blerjen e OPEL-it

Kinezët të gatshëm për blerjen e OPEL-it

Industria kineze automobilistike (Beijing Automotive Industry Holding), dha ofertë për marrjen e Opelit gjerman, kumtoi General Motors, i cili tashmë një kohë të gjatë po përpiqet për shkak të kirzës ta shesë pakon kontrolluese të aksioneve në Opel.

"Kompania kineze ka dhënë ofertë joobliguese pasi që e ka shqyrtuar situatën e ndërmarrjes", deklaroi për mediumet amerikane zëdhënësi i General Motoros. Tani, sipas tij, në General motors po shqyrtohet oferta, por ndërkohë po vazhdojnë edhe bisedimet me ndërmarrjen kanadeze Magna Internacional.

Në përpjekje për t’u përshpejtuar shitja në dobi të Magnës, Britania, ku General motors prodhon automobilë nën markën Vokshal, kumtoi se është e gatshme për mbështetje financiare – me kredi të drejtpërdrejta si dhe garanca kreditore.