LAJMI I FUNDIT:

Kinezët, 350 mln euro investime në minierat shqiptare

Kinezët, 350 mln euro investime në minierat shqiptare

Bëhet fjalë për një investim afatgjatë shumë të madh. Kinezët parashikojnë rreth 350 milionë euro. Shqipëria dallohet për kromin. Është vendi i katërt në botë nga sasia e rezervave, por dallohet edhe për nga cilësia e mineralit. Minerali i kromit shqiptar është ndër më të mirët në botë.

Ardhja para pak kohësh e zëvendëskryeministrit kinez në Tiranë nuk ishte thjesht për të nënshkruar një marrëveshje. Vetë shteti shqiptar dhe pasuritë tona natyrore janë bërë tërheqës për investuesit e huaj, qofshin këta edhe kinezët.

Ata u shprehën të gatshëm dhe me këmbëngulje synuan të merrnin pjesë dhe e fituan tenderin që u zhvillua për marrjen me koncesion të minierës së kromit të Kalimashit.

"Bëhet fjalë për një investim afatgjatë shumë të madh. Kinezët parashikojnë rreth 350 milionë euro. Shqipëria dallohet për kromin. Është vendi i katërt në botë nga sasia e rezervave, por dallohet edhe për nga cilësia e mineralit. Minerali i kromit shqiptar është ndër më të mirët në botë. Firma kineze, në planin e saj të biznesit, garanton sigurimin e jetës së punëtorëve në minierë, përdorimin e një teknologjie moderne dhe një pagë të lartë për punëtorët", ka deklaruar Zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Leonard Beqiri.


Sipas tij, me këtë koncesion, sigurojmë jo vetëm rivënien në punë të minierës së Kalimashit, por edhe ringjalljen e fabrikës së pasurimit të kromit, që do të jetë një strukturë moderne dhe efikase. /shqip/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori