LAJMI I FUNDIT:

Kinë, Samsung humb një të tretën e tregut brenda vitit

Kinë, Samsung humb një të tretën e tregut brenda vitit

Viti 2014 sigurisht se nuk ishte viti më i mirë për Samsung, veçanërisht në tregun e madh kinez. Një numër i prodhuesve vendas në Kinë janë duke i shkaktuar disa probleme të rënda rivalit të tyre jugkorean Samsung, si për shembull kompania Xiaomi, e më pas edhe konkurrenti më serioz i saj, Apple, si dhe një numër i markave të tjera lokale janë duke synuar ta mposhtim Samsung me pjesëmarrjen e tyre të tregut në Kinë.

Një raport i ri i i publikuar nga CCID Consulting, kompania më e madhe e hulumtimeve në Kinë, thekson se Samsung ka humbur 31,5% të pjesës së saj të tregut në tregun kinez gjatë vitit 2014.

Në janar të 2014, Samsung ka pasur rreth 20% të tregut të telefonave mobil në Kinë, por në tetor të 2014, Samsung kishte vetëm 13,7% të tregut. Samsung ende është në krye, por në qoftë se kjo rënie vazhdon edhe në 2015, kompania jugkoreane ndoshta do të bie më poshtë në radhitje.

Rreth 356.2 milionë telefona të mençur janë shitur në Kinë në janar 2014, ndërsa në tetor kjo shifër ra në 307 milionë njësi, që do të thotë se tregu vendor është ngadalësuar edhe më shumë.


Kompanitë e tjera të cilat e pasojnë pozicionin e Samsung janë Huawei, Lenovo, Coolpad, Xiaomi, Meizu, si dhe rivali më i ashpër, Apple, i cili është vendosur në tokën kineze vitin e kaluar. (Telegrafi)