LAJMI I FUNDIT:

Kina po bëhet huadhënës i FMN-së

Kina po bëhet huadhënës i FMN-së

Kina po bëhet huadhënës për një numër gjithnjë e më të madh të vendeve në botë të cilat përballen me krizën ekonomike.

Kina ka njoftuar javën e kaluar se është e gatshme të zgjerojë programin e këmbimit të valutës me Rusinë, në vlerë prej 24 miliardë dollarë, në mënyrë që të ndihmojnë Rusinë të tejkalojë krizën financiare pas rënies së vlerës së rublës.

Përveç kësaj, Kina ka siguruar 2,3 miliardë dollarë për Argjentinën, ndërsa muajin e kaluar Venezuelës i ka huazuar katër miliardë dollarë.


Mediat amerikane shkruajnë se si Kina me dhënien e kredisë është duke forcuar ndikimin e saj në ekonominë globale, duke zvogëluar kështu reputacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po ashtu ofron kredi për vendet në krizë.

Shtohet se Kina nuk vendos kushte si FMN që zakonisht kërkon reforma për të stabilizuar ekonominë në këmbim të një kredie. /Telegrafi/