Kina tha se do të “kundërshtonte fuqishëm” çdo shitje të detyruar të TikTok, në përgjigjen e saj të parë të drejtpërdrejtë ndaj kërkesave të administratës Biden që pronarët kinezë të aplikacionit të shesin pjesën e tyre të kompanisë ose të përballen me një ndalim në tregun e saj më të rëndësishëm.
Komentet erdhën teksa drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Chew dëshmoi para ligjvënësve amerikanë në mes të shqyrtimit në rritje mbi lidhjet e aplikacionit me Pekinin. Ministria e Tregtisë e Kinës tha të enjten se një shitje e detyruar e TikTok do të “dëmtonte seriozisht” besimin e investitorëve globalë në Shtetet e Bashkuara.
“Nëse lajmet për një shitje të detyruar janë të vërteta, Kina do ta kundërshtojë atë me vendosmëri”, deklaroi Shu Jueting, një zëdhënëse e ministrisë, në një konferencë shtypi të enjten në Pekin, duke shtuar se çdo marrëveshje e mundshme do të kishte nevojë për miratim nga qeveria kineze, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
“Shitja e TikTok përfshin eksportin e teknologjisë, dhe procedurat e licencimit administrativ duhet të kryhen në përputhje me ligjet dhe rregulloret kineze”, tha ajo, duke shtuar: “Qeveria kineze do të marrë një vendim në përputhje me ligjin”.
Më parë, Pekini nuk kishte opinion të drejtpërdrejt mbi një shitje të mundshme të detyruar. Megjithatë, duke filluar nga viti 2020, ajo kishte sinjalizuar se donte të mbronte teknologjinë kineze duke shtuar algoritme rekomandimi, të cilat mund të përfshijnë TikTok, në një listë teknologjish të kufizuara për eksport.
Algoritmet e TikTok, të cilat i mbajnë përdoruesit të mbërthyer pas aplikacionit, besohet se janë çelësi i suksesit të tij. Algoritmet japin rekomandime bazuar në sjelljen e përdoruesve, duke u shfaqur kështu videot që në të vërtetë ata i pëlqejnë dhe duan t’i shikojnë.
Rregullatorët kinezë së pari shtuan algoritme në listën e kufizuar të teknologjive në gusht 2020, kur administrata Trump kërcënoi se do të ndalonte TikTok-un në SHBA nëse nuk shitej.
Analistët dhe ekspertët ligjorë besojnë se Pekini në fund të fundit mund të preferojë që TikTok të largohet nga tregu amerikan në vend që të tërhiqet nga algoritmi i tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës