LAJMI I FUNDIT:

Kina kërkon të blejë nga OBT-ja

Kina kërkon të blejë nga OBT-ja

Përfaqësuesi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë tha se Pekini kërkon të nënshkruajë marrëveshjen për blerje shtetërore me OBT-në.

Sipas agjencive, San Xhiniu tha edhe pse kjo marrëveshje kërkon një kohë më të gjatë për analizim Pekin kërkon të firmos, sa më parë.

Marrëveshja për blerje shtetërore rregullon paketën dhe ekuacionet ekonomike në sektorin e blerjeve shtetërore. Kina është kritikuar për mos dhënie të lejeve tek kompanitë private për të marrë pjesë në projektet gjigante shtetërore.

Kina për të firmosur marrëveshjen për blerje shtetërore ka dhënë një propozim të ri që sipas Dimitris Martines, zëvendësit të përfaqësuesit amerikan në këtë organizatë është një propozim me shumë ndryshime radikale. /Telegrafi/