LAJMI I FUNDIT:

Kina, investime prej miliardash në Ballkan

Kina, investime prej miliardash në Ballkan

Për 170 milionë euro, firmat kineze deri në vitin 2013 duan të ndërtojnë me partnerë të rinj serbë një urë të dytë urgjentisht të nevojshme në Beograd. Në fund të janarit, qeveria serbe u dha kinezëve porosinë për modernizimin e termocentraleve në Danub pranë Pozarevacit, të cilat rrjedhin nga koha jugosllave. Volumi i kontratës arrin në më shumë se 900 milionë euro.

Shtetet e Evropës Juglindore kanë nevojë për para. E, Pekini i jep me përqindje më të ulët se zakonisht dhe pa kërkesa për rimëkëmbjen e buxhetit e reforma të dhimbshme strukturore. Kina po bëhet lojtari më i madh në rajon. Shumë shpesh është fjala për partneritete strategjike.

Kështu ishte kur presidenti serb, Boris Tadic, gushtin e kaluar bëri një vizitë njëjavore shtetërore në Kinë. Kështu ishte përsëri, kur ushtritë e të dy vendeve ranë dakord disa javë më vonë për bashkëpunim të ngushtë dhe Tadici deklaroi se bashkëpunimi me Kinën është pjesë përbërëse e politikës së jashtme mbi katër shtylla.

“Qëllimi kryesor i vendit mbetet hyrja në BE për një kohë qëndrimi larg nga NATO-ja, por Serbia do t’i rrumbullakosë marrëdhëniet me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën”, tha Tadic.


Pyetjen e një gazetari nëse është e çuditshme, kur një gjigant dhe një xhuxh janë partnerë strategjikë, kryetari i shtetit nuk e gjeti me vend, sepse sa më të fortë t’i ketë miqtë një shtet, aq më i fortë është ai vetë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori