LAJMI I FUNDIT:

Kina e tejkalon Japoninë për nga ekonomia

Kina e tejkalon Japoninë për nga ekonomia

Qeveria japoneze ka publikuar të hënën të dhëna që e konfirmon Kinën para Japonisë si ekonomia e dytë më e zhvilluar në botë. Statistikat tregojnë që bruto prodhimi shoqëror i Japonisë për tremujorin e fundit ka arritur në shifrën 1.28 trilion dollarë amerikanë, përderisa ai i Kinës ishte 1.33 trilion dollarë.

Megjithatë, duhet pasur kujdes në mënyrën se si interpretohen të dhënat pasi ky ndryshim është mbështetur vetëm për periudhën prill – qershor. Nëse llogaritë bëhen duke parë ecurinë e ekonomive për gjysmën e këtij viti, atëherë Japonia vazhdon të jetë ekonomia e dytë botërore.

Sidoqoftë, askush nuk pret që Japonia të rikthejë pozitën e fituar që nga viti 1968, kur tejkaloi Gjermaninë Perëndimore dhe u bë ekonomia e dytë më e zhvilluar në botë.

Ministri i Ekonomisë së Japonisë, Satoshi Arai, duke folur para gazetarëve në Tokio, u mundua që të mos u japë shumë rëndësi të dhënave për ekonominë e vendit të tij.


"Kushdo që është në krye të listës, apo më poshtë, nuk ka rëndësi. Kjo në fakt tregon vetëm shëndetin ekonomik të çdo shteti. Zhvillimi i vendit tonë përcjell për së afërmi atë të Kinës dhe vendeve të tjera aziatike. Kjo është gjithashtu pjesë e strategjisë sonë të zhvillimit", tha ministri Arai.

Për japonezët e rëndomtë nuk duket që ka shumë rëndësi nëse Kina e ka tejkaluar vendin e tyre si ekonomia e dytë më e madhe në botë

“Më rritjen ekonomike të Kinës, tani më shumë banorë të Kinës do të blejnë prodhimet japoneze dhe kështu në përgjithësi zhvillimi ekonomik i Kinës është një gjë e mirë për Japoninë”, tha ekonomisti me përvojë, Hideki Matsumura.

Nëse Kina arrin të mbajë këtë trend zhvillimi të ekonomisë, atëherë sipas vlerësimeve të ekonomistëve, deri në vitin 2030, shteti komunist do t’i tejkalojë edhe SHBA-të, si ekonomia më e madhe në botë. /Rel/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori