Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian dorëzuan një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër kuotave të eksportit të lëndëve të para të vendosura nga qeveria kineze, duke dhënë shenja për një luftë tregtare në horizont.
Shumë vende po përpiqen të ndihmojnë prodhimin vendas gjatë kësaj krize, ndërsa ekspertët besojnë se një luftë tregtare mund ta zhysë botën më shumë në kaos dhe pasiguri ekonomike.
SHBA-të kanë miratuar një ligj shumë të debatuar, "Bli Amerikane", dhe Kina i është përgjigjur me një masë të ngjashme, "Bli Kineze".
Washingtoni ka dorëzuar një protestë diplomatike kundër ligjeve të Kinës për shitjen e kompjuterëve personalë. Por situata u përkeqësua ditët e fundit, kur BE dhe SHBA dorëzuan ankesa tek Organizata Botërore e Tregtisë kundër masave kineze për të ndaluar eksportin e qymyrit.
Ndalesa e eksportit e ka bërë qymyrin më të lirë në Kinë dhe ka favorizuar prodhimin vendas të çelikut e të mallrave të tjera energji-intensive, gjë që ka shqetësuar prodhuesit amerikanë e evropianë të këtyre mallrave.
"Kina po i bën lëndët e para më të lira për kompanitë e veta. Sot më shumë se kurrë tregtia është me rëndësi të jashtëzakonshme për të nxjerrë nga recesioni ekonominë tonë", tha Ron Kirk, përfaqësuesi i SHBA për tregtinë ndërkombëtare. Ministria kineze e Tregtisë hodhi poshtë akuzat.
"Ne synojmë thjesht të mbrojmë ambientin dhe burimet natyrore. Politikat tona janë në përputhje me rregullat e OBT-së", tha Pekini në një deklaratë.
Kina dorëzoi një ankesë tjetër në OBT kundër ndalimit amerikan mbi importin e pulave.
Jagdish Bhagwati, profesor në Universitetin e Kolumbias, mendon gjithsesi se ankesa e Uashingtonit për ndalimin e eksportit të qymyrit nga Kina ka pak gjasa të sjellë ndonjë përfi tim në OBT.
"Politikat aktuale proteksioniste të SHBA-ve nuk na japin shumë hapësira për t‘u ankuar kundër të tjerëve", tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë