LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian e konsumon placentën e saj!

Kim Kardashian e konsumon placentën e saj!

Për të mos kaluar në depresion pas lindjes, por edhe për arsye të tjera shëndetësore Kim Kardashian ka vendosur të konsumojë placentën e vet.

Kim Kardashian sapo ka sjelle në jetë djaloshin Saint. Për të shmangur depresionin, gruaja e Kanye West ka marre një vendim të çuditshme, atë të të ngrënit të placentës se vet.

“Kur them se do konsumoj placentën time, do te thotë se e kam tharë dhe më pas e kam transformuar në disa pilula”, ka shkruar Kim në blogun e saj duke e shoqëruar edhe me një fotografi. Arsyeja kryesore përse e bën këtë është depresioni pas lindjes.


Edhe pse vetë nuk është 100% e sigurt për atë që do bëjë ajo thotë “Kam dëgjuar shume histori kur isha shtatzënë me North. Kishte nëna që e nuk e kishin konsumuar placentën e tyre dhe ishin prekur nga depresioni pas lindjes. Kur pinë pilulat pas lindjes së dytë, ato nuk kishin probleme. Dhe unë mendova, pse te mos e provoj edhe unë? Skam çfarë te humb”. /Telegrafi/

kimi 2