LAJMI I FUNDIT:

Këto vende pune sjellin më shumë të holla në Gjermani

Këto vende pune sjellin më shumë të holla në Gjermani

Mesatarisht, një mjek fiton rreth 80.000 euro bruto në vit. Me këtë, ata vlerësohet se janë njerëzit që fitojnë më së shumti në Gjermani. Në profesionet e tjera, disa prej tyre, fitohet vetëm sa gjysma.

Sipas një hulumtimi, edhe avokatët fitojnë goxha – rreth 65000 euro në vit.


Veç këtyre, ndër profesionet më të paguara në Gjermani janë edhe ai i ekspertëve të teknologjisë, me një mesatare vjetore prej rreth 60000 eurosh, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit të pagave të vitit 2014, punëtorët në sektorin bankar fitojnë mesatarisht 62000 euro, ata në sektorin e farmacisë me rreth 60000 euro, sektorin e prodhimit të automobilave gjithashtu rreth 60000 euro në vit.

Relativisht modest, sipas hulumtimit është vlerësuar sektori i Gastronomisë – 34.175 euro, si dhe veprat artizanale me rreth 34.970 euro. /Telegrafi/