Këshilli i Prindërve të Prishtinës konsideron se është e paarsyeshme që edhe pas dy javësh ende po vazhdohet me grevë, dhe nuk po ndërmerret diçka në këtë aspekt.
Ata paralajmërojë që nëse palët nuk arrijnë marrëveshje deri të martën, do të bëjnë thirrje për protesta.
Greva e shpallur nga SBASHK-u, nga nesër numëron javën e tretë. E derisa kjo gjendje ka tash e sa ditë që nuk po ndryshon, këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës, me datën 25 janar, kanë zhvilluar një takim me Asamblenë e Prindërve të kësaj komune, ku është diskutuar për gjendjen e krijuar në arsim.
Ata kanë shprehur shqetësimin rreth kësaj situate, duke thënë se prindërit po humbasin durimin ndaj kësaj gjendjeje.
Sipas tyre, arsimi nuk rezulton të jetë në listën e prioriteteve të qeverisjes së vendit në këto 20 vjet.
“PP vlerëson se është e paarsyeshme që pas dy javësh grevë palët ende qëndrojnë në nivel të deklarimeve mediatike, duke fajësuar njëra-tjetrën, ndërkohë që prindërit mbajnë gjithë barrën e grevës”, thuhet në komunikatën e këshillit të prindërve të Prishtinës.
Ata kërkojnë nga MASHT-i dhe SBASHK-u që të bëjnë përpjekjet maksimale që të afrojnë qëndrimet për t’u mundësuar fëmijëve të realizojnë të drejtën për arsimim. Në të kundërtën ata paralajmërojnë edhe protestë.
“KPP njofton publikun se nëse deri të martën, më 30 janar 2019, palët nuk arrijnë marrëveshje dhe mësimi nuk pritet të fillojë, do të bëjnë thirrje për protesta qytetarë: për të shprehur kështu pakënaqësinë e plotë me gjendjen e sistemit arsimor, duke paraqitur edhe kërkesat përkatëse”, thuhet tutje në komunikatën e KPP-së.
Ata madje kërkojnë nga kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, që të përfaqësojë prindërit e Kosovës, në të kundërtën do të distancohen nga këshilli, deri në zgjedhjen e një kryesie dhe kryetari dinjitoz, siç ata shprehen.
SBASHK-u përmes një komunikate për media të dërguar orët e vona të së dielës, ka bërë të ditur se janë të vendosur për vazhdimin e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker