LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prindërve: Greva në arsim, shqetësuese

Këshilli i Prindërve: Greva në arsim, shqetësuese

Këshilli i prindërve të arsimit të Kosovës (KPK) ka reaguar të hënën lidhur me grevën njëditëshe në sistemin e arsimit të thirrur nga SBASHK-u.

KPK thekson se zhvillimet e fundit në procesin edukativo arsimor në Kosovë dhe mos harmonizimi i qëndrimeve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-u është tepër shqetësuese për prindërit, nxënësit dhe qytetarët e Kosovës dhe i dëmshëm për sistemin arsimor në Kosovë.

Jasharaj: Qeveria të reflektoj, ndryshe do të shkojmë në grevë me afat të pacaktuar (Video)
Lexo po ashtu Jasharaj: Qeveria të reflektoj, ndryshe do të shkojmë në grevë me afat të pacaktuar (Video)

“Me gjithë arritjen e marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Arsimit të Kosovës, vitin e kaluar, nuk ka filluar implementimi i saj e që është bërë edhe shkas për grevat e përgjithshme të mësimdhënësve…”, thuhet në reagim.


KPK thekson se mos gatishmëria dhe jo serioziteti i organizmave shtetëror, për të përmbushur obligimet ndaj mësimdhënësve është tepër shqetësuese dhe zhgënjyese, andaj sipas tyre është momenti kritik që MASHT-i dhe Qeveria e Kosovës të reflektoj pozitivisht në zgjidhjen e këtij problemi.

“Kërkesat e vazhdueshme për grevë janë një kërcenim për nxënësit dhe prindërit dhe se çdo paralajmërim për grevë po ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin psikologjik tek nxënësit dhe po zbehet i ter procesi mësimor edhe ashtu tepër i brishtë në Kosovë. Këshilli i Prindërve të Kosovës kupton brengën dhe hallet e mësimdhënësve dhe plotësisht pajtohet me kërkesat e tyre të drejta për njohjen e stazhit të punës të viteve të nëntëdhjeta, por njëkohësisht vlerësojmë se nuk është greva opsioni i vetëm i duhur për realizimin e kërkesave të mësimdhënësve”, thuhet më tej.

“Këshilli i Prindërve dhe prindërit në përgjithësi kërkojnë njëkohësisht edhe nga Qeveria e Kosovës edhe nga SBASHK-u që të jenë tepër të matur dhe të kujdesshëm dhe mos të ndërmarrin veprime që e cenojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori