LAJMI I FUNDIT:

KESH, fiton 15 milionë euro nga eksporti i energjisë

KESH, fiton 15 milionë euro nga eksporti i energjisë

Për herë të parë gjatë historisë së saj Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka fituar rreth 15 milionë euro nga eksporti i energjisë.

Gjatë një interviste, zëvendës drejtori i KESH, Muharrem Stojku deklaroi: "Nga janari dhe deri tani vendi ynë ka eksportuar energji drejt Greqisë dhe Kosovës, ku vazhdon ende eksportimin ndaj kësaj të fundit".

Nga ana tjetër edhe pse sezoni i verës është karakterizuar nga thatësira, " në hidrocentralin e Fierzës ka ende rezerva të energjisë. Keto rezerva arrijnë vlerën e 400 milionë lekëve më shumë se një vit më pare”.

Për momentin, rreth 45% e Shqipërisë furnizohet vetënm për energjinë e prodhuar në vend, ndërsa pjesa tjetër importohet.


Sipas zv./drejtorit të KESH-it pritet qe me fillimin e rreshjeve, situata të përmirësohet ende dhe në këtë mënyrë të nisë edhe eksportimi drejt Greqisë. /ora news/