LAJMI I FUNDIT:

KESCO-ja diskriminon konsumatorët me planin ABC të reduktimeve

KESCO-ja diskriminon konsumatorët me planin ABC të reduktimeve
Foto: Ilustrim

Disa rajone të Kosovës janë përballur me reduktime të energjisë elektrike deri në katër orë. Drejtues të Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kanë thënë se reduktimet e energjisë elektrike janë aplikuar për shkak të rritjes së papritur të konsumit të energjisë elektrike gjatë ditëve sa kishte rënie të temperaturave.

E reduktimet i kanë bërë në bazë të planit ABC, një plan i miratuar në kohën kur Kosovës i mungonte në masë të madhe energjia elektrike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, kriteret për kategorizim tashmë nuk ekzistojnë pasi KEDS-i ka arritur të ketë nivel rekord të inkasimit të energjisë së faturuar. E kriteri tjetër për kategorizim, humbjet teknike, janë përgjegjësi direkte e KEDS-it të cilët janë zotuar se do t’i investojnë 300 milionë euro në përmirësimin e rrjetit.


Në bazë të këtij plani, kryeqyteti del të jetë më i privilegjuar nga KESCO-ja. Në Prishtinë, në të cilin janë të përqendruara institucionet e shtetit dhe shumica e udhëheqësve të tyre, nuk është vërejtur shumë emergjenca në furnizim me energji elektrike. /Telegrafi/