LAJMI I FUNDIT:

Kërkoni të punoni jashtë vendit: Ja profesionet më të kërkuara në Evropë

Kërkoni të punoni jashtë vendit: Ja profesionet më të kërkuara në Evropë

Mjekë dhe infermierë, kujdestar, zhvillues të programeve, inxhinier të blegtorisë, punëtorë dhe inxhinier elektrik, si dhe në sektorin e turizmit (kryesisht kamerierë të kualifikuar dhe kuzhinier), janë profesionet më të kërkuara jashtë vendit.

Për këto profesione ka nevojë të madhe në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas Qendrës për Punësim të Kroacisë (CES), transmeton Telegrafi.

Punët sezonale janë më të zakonshmet në industrinë e turizmit dhe mikpritjes, megjithëse, kuzhinierët dhe kamerierët e kualifikuar do të kenë mundësi që të punësohen më lehtë, veçanërisht nëse sezonin e kaluar kanë punuar dhe e kanë treguar veten.


Në pothuajse 80 për qind të rasteve janë të nevojshme aftësitë gjuhësore, 61 për qind të punëdhënësve kërkojnë nga punëtori njohuri të avancuara të gjuhës angleze, ndërsa 21 për qind të gjuhës gjermane.

Norvegjia

Norvegjia ka nevojë për profesionist të eksplorimit të naftës dhe gazit. Kërkohen edhe inxhinier dhe teknik të ndërtimtarisë, IT profesionist, kuzhinier dhe furrtar.

Gjermania

Gjermania ka nevojë më së shumti për kujdestar të moshuarve dhe fëmijëve, në industrinë e mikpritjes, por edhe në profesione teknike. Gjithashtu kërkohen edhe elektricist dhe hidro-teknik.

Zvicra

Pjesa zvicerane, pranë kufirit me Francën, sipas Telegrafit ka traditë të orëtarëve dhe në këtë pjesë, gjithnjë e më tepër po kërkohen profesionist të kësaj fushe.

Austria

Austria e ka të zhvilluar turizmin dimëror, gjatë së cilës, rritet nevoja për kamerierë të kualifikuar dhe kuzhinier.

Danimarka

Në rajonin kufitar të Danimarkës dhe Suedisë (Lugina Medicon) është e përqendruar në industrinë farmaceutike dhe bioteknologji, ku është rritur edhe kërkesa për punëtorë në këtë sektor.

Suedia

Në Suedi, më së shumti ka kërkesa për kuzhinier dhe muratorë. /Telegrafi/