Organizata Botërore e Ushqimit paralajmëron se bota po kërcënohet nga një krizë e fortë çmimesh, e cila mund të shpërthejë vitin e ardhshëm. Në raportin e fundit për ushqimin të publikuar vetëm një ditë më parë, FAO vëren se prodhimi bujqësor për këtë vit ka rënë, dhe rezervat pritet të ulen. Kjo situatë e ofertës së ulët po përcillet me rritje të çmimeve në tregjet botërore, gati për shumicën e prodhimeve bujqësore.
Pas rritjes së fortë të drithërave gjatë verës, të tjerë artikuj ushqimore janë duke shënuar rritje çmimesh. Organizata e Ushqimeve vëren se çmimet e sheqerit kanë arritur nivelin më të lartë të 30 viteve të fundit, ndërkohë që shtrenjtim të forta ka edhe për mishin dhe produktet e bulmetit.
Përgjatë gjithë gjashtë muajve të fundit çmimet e ushqimeve në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar vetëm rritje. FAO paralajmëron se rritje mund të jetë edhe më e madhe vitin që vjen nëse prodhimi botëror nuk do të rritet ndjeshëm.
Por ushqimet nuk janë të vetmet produkte që po shtrenjtohen. Edhe lëndët e para po shënojnë rritje çmimesh. Sipas "Financial Times", mineralet dhe lëndët e tjera bazë që përdoren në industri janë shtrenjtuar me 23 për qind krahasuar me vitin e kaluar, karburantet me 10.6 për qind dhe ato të shërbimeve në tërësi me 21.7 për qind. Inflacioni që vitin e kaluar në Eurozonë ishte nga 0-1 për qind tani në shumë vende po kapërcen nivelin 4 për qind.
"The Economist" liston disa arsye se pse çmimet po rriten. E para ka të bëjë me politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shtetit Amerikan, e cila ka vazhduar të injektojë sasia të mëdha dollarësh në ekonomi, ndërsa një shkak tjetër është rritja e kërkesës botërore, sidomos nga vendet në zhvillim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Njihuni me dy folësit e dytë të AllWeb!
Ka mbetur edhe një muaj deri në Samitin e Sigurisë Adria 2024 – Regjistrohuni tani falas
“I kam lënë 15 milionë euro në konto”, “Keqpërdorime të detyrës” – “Trepça” përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë