LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Qeveria në mes të presionit te rritjes se pagave, Marrëveshjes Kolektive dhe protestave sociale

Kelmendi: Qeveria në mes të presionit te rritjes se pagave, Marrëveshjes Kolektive dhe protestave sociale

Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, Qeveria e Kosovës është në presion të vazhdueshëm nga të punësuarit e sektorit publik për rritje pagash të premtuar prej 25 %. Është e ditur se çdo qeveri në fillimin e vitit kalendarik parasheh rritje ekonomike që zakonisht është e prezantuar rreth 4%.

Sipas tij, me këtë projekt buxhet të rritjes ekonomike ishte dashur që së paku edhe pagat të përcjellin këtë normë të rritjes dhe e njëjta të përfshihet në çdo rritje pagash mujore, ndërsa me përfundimin e vitit kalendarik po që se rritja është më e madhe të ju rimbursohet me pagën e Janarit të vitit ardhshëm kalendarik.


“Nga kjo del se nëse rritja është më e vogël atëherë të ndikohet në rritjen e ardhshme të vitit kalendarik, por ajo rritje nuk duhet të jetë si obligative dhe gjithëpërfshirëse, sepse duhet të organizohet ekipi hulumtues për vlerësimin se rritja e kaluar nga qeveria Thaçi 2 a ka reflektuar pozitivisht në rritjen e shërbimeve të ndryshme të këtyre punësuarve, dhe ata sektorë që marrin notën negative nga hulumtimi të shmangen nga rritja e vitit 2015. Pra kjo është metoda e performancës së punëve të kryera në funksion të ndikimit të zhvillimit ekonomik qendror prej nga rrjedhë edhe zhvillimi ekonomik -kjo formë e performancës nuk është aplikuar deri me sot”, ka vlerësuar Kelmendi.

Ai ka shtuar se Qeveria është edhe në presion të implementimit të kontratës kolektive, ndryshime të cilat sipas tij kanë pasur të paraprijnë edhe punësimin e mbi 200 mijë qytetarëve.

“Dhe kjo ka mundur edhe të realizohet porse edhe ‘Misioni i Ri’ nuk po implementohet, pastaj edhe prolongimi i formimit te qeverisë ishte mbi 6 muaj, dhe këtu duhet deomos te prolongohet edhe implementimi i kësaj kontrate kolektive për kohë të njëjtë apo së paku 9 muaj. Të gjitha këto rritje kishin mundur të realizohen edhe tani por do të ndodhte diçka për të cilën nuk mundemi të paramendojmë, kjo direkt do ndikojnë në zvogëlimin e investimeve kapitale nga Qeveria e Kosovës dhe zvogëlimi i vendeve të punës nga firmat private që ofrojnë këto shërbime, (zvogëlim direkt i numrit te punëtorëve), gjë që pastaj qeverise do i duheshin edhe mbi 100 milion të reja të inkasuara nga tregu i brendshëm, dhe me këtë do kishim rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve si dhe inflacion, ku të punësuarit e sektorit publik do blinin me para më shumë gjërat e njëjta, ndërsa këtu do të pësonin më së shumti të papunët”, ka konstatuar Kelmendi.

Pra këstin e ndryshimeve, sipas tij, do e paguanin të papunët dhe rastet sociale nga zvogëlimi i konsumit me çka qeveria do përballej me lëvizje sociale dhe protesta të shumta që do e dëmtonin imazhin e Kosovës dhe do vinin në shprehje partitë opozitare radikale dhe të tjera.

“Nga kjo del se rruga e vetme është ngritja e performacës së shërbimeve nga sektorët publik, pastaj legjislacioni i cili do i motivonte investitorët e jashtëm dhe të brendshëm si dhe ata ekzistues që ti qasen zhvillimit ekonomik dhe punësimit të të rinjve”, ka konstatuar Kelmendi duke shtuar se “kemi mundësi dhe kemi në radhët tona ata të cilët dinë të krijojnë zhvillim ekonomik dhe punësim masiv”.

“Dhe jo të bazohemi në ata të cilët gjatë tërë jetës kanë performuar me shpenzimin e buxhetit të krijuar nga të tjerët”, ka përfunduar biznesmeni Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë në Kosovë, përfituesit do të kompensohen deri në 5 mijë e 500 euro

Ekonomi
Kalo në kategori