LAJMI I FUNDIT:

KEK-u premton rrymë pandërprerë për festë

KEK-u premton rrymë pandërprerë për festë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë me dije se për ndërrimin e moteve do të sigurojë energji elektrike të mjaftueshme. Zëdhënësi i kësaj korporate, Viktor Buzhala, ka thënë për gazetën se KEK-u gjatë verës ka dërguar në riparim të gjitha njësitë që mund të prodhojnë energji elektrike.

“Tashmë janë të gatshme njësitë B1 dhe B2 të TC ‘Kosova B’ dhe njësitë A3, A4 dhe A5 të TC ‘Kosova A’. Njësitë B1 dhe B2 prodhojnë 10 për qind më tepër pas ndërrimit të rotorëve të turbinës, apo njëjtë sikur në kohën kur kanë qenë fringo të reja, para 26, përkatësisht 27 vjetësh”, ka thënë Buzhala.

Sipas tij, kapaciteti total shkon në 950 megavat/orë, por një bllok i TC “Kosova A” rri vazhdimisht rezervë për shkak të vjetërsisë së këtyre blloqeve, ndikimit në ambient dhe rritjes së sigurisë së prodhimit.

Kurse sa u përket çështjeve për importimin e energjisë, Buzhala ka sqaruar se KEK-u ka edhe tri lloje të kontratave afatgjata për import të energjisë elektrike.


“Jemi mjaft të përgatitur. Kjo është një përgatitje në vazhdën e përmirësimeve të mëtutjeshme që janë bërë vazhdimisht kohët e fundit. Tash ata që i paguajnë faturat kanë energji elektrike, ndërsa ata që nuk i paguajnë apo e keqshfrytëzojnë rrymën, nuk do të kenë, sepse do të jenë të shkyçur nga rrjeti elektrik i KEK-ut”, ka potencuar ai. /Epoka e Re/Telegarfi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori