LAJMI I FUNDIT:

KEK-u përfiton 6.1 milionë euro nga shitja e qymyrit

KEK-u përfiton 6.1 milionë euro nga shitja e qymyrit

Qymyri i Kosovës shumë shpejt do të eksportohet në disa nga shtetet e rajonit. Kompania “Ex-fis” është shpallur fituese e ankandit të organizuar nga KEK-u për shitjen e qymyrit.

Kjo kompani ka ofertuar me 10 euro e 25 centë për blerjen e një toni të qymyrit, që ka qenë në lotin e parë. Kurse për lotin e dytë ka ofertuar 10 euro e 34 centë për tonelatë. Në bazë të njoftimit për dhënie të kontratës, kompania “Ex-fis” do t’i paguajë Korporatës Energjetike të Kosovës 6 milionë e 90 mijë euro, shkruan Koha Ditore.

Prej tyre në lotin e parë janë dhënë 3 milionë e 91 mijë euro, kurse në lotin e dytë 2 milionë e 998 mijë euro.


Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë “Ex-fis”, Lumi Muharremi, ka thënë se qymyrin që e kanë blerë nga KEK-u do ta shesin në vendet e rajonit. /Telegrafi/