LAJMI I FUNDIT:

KEK -u me ueb-faqe të ridizajnuar dhe Facebook

KEK -u me ueb-faqe të ridizajnuar dhe Facebook

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se nga e hëna ka publikuar ueb-faqen e re të korporatës e cila është e ridizajnuar dhe mundëson qasje më të lehtë. Po ashtu KEK, ka hapur e dhe faqe zyrtare në Facebook.

Sipas një njoftimi për media, ridizajnimi i faqes ka krijuar mundësi për qasje më të lehtë për publikun në informatat që janë të rëndësishme për ta.

Po ashtu, faqja e ridizajnuar ofron mundësi më të lehta të qasjes së gazetarëve në informatat më të reja nga Korporata.

Në të njëjtën kohë, KEK-u ka hapur faqen zyrtare të Korporatës në Facebook. Kjo faqe do t’ i ofrojë të gjithë konsumatorëve një mundësi të re komunikimi të drejtpërdrejtë me KEK-un.


“Faqja zyrtare në Facebook do të përdoret edhe për postimin e njoftimeve zyrtare të Korporatës që kanë të bëjnë me publikun. Gazetarët dhe punonjësit e institucioneve shtetërore aty do të kenë mundësi që të ballafaqohen publikisht me çështjet e interesit të përbashkët”, theksohet në komunikatë.

Sipas zyrtarëve të KEK-ut, këto dy projekte do të ndihmojnë përgjithësisht në ngritjen e transparencës dhe informimit në kohë reale. /Telegrafi/