LAJMI I FUNDIT:

KEK-u ia transferon RTK-së pjesën e papaguar

KEK-u ia transferon RTK-së pjesën e papaguar

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka transferuar pjesën e papaguar të taksës së Radio Televizionit të Kosovës prej 3,50 euro. KEK që nga viti 2003 ka bërë faturimin dhe arkëtimin e taksës në emër të RTK-së.

Faturimi i 3,50 eurove ishte ndërprerë në tetor të vitit të kaluar, me një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Që nga ajo kohë, taksa mujore e RTK-së prej 3,50 euro nuk ka qenë e përfshirë në faturat e konsumatorëve të energjisë elektrike. Në ditët e ardhshme, çdo konsumator që ka fatura të papaguara të KEK-ut do të ketë informacion në lidhje me taksat e papaguara të RTK-së që i janë transferuar RTK-së.

“Transferimi i kësaj takse nuk nënkupton shlyerje të borxhit të papaguar, RTK-ja mund të zgjedhë të kontaktoj konsumatorët individualisht në lidhje me këto taksa të papaguara. Megjithatë, KEK-u nuk do të kërkojë pagesën e këtyre taksave nga konsumatorët e saj”, thuhet në komunikatën për media të KEK-ut


KEK-u edhe njëherë i ka bërë thirrje konsumatorëve për pagesë të energjisë së shpenzuar në mënyrë që të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm dhe stabil. /Telegrafi/