LAJMI I FUNDIT:

KEK shpenzon afër 700 mijë euro me tenderë një burimor

KEK shpenzon afër 700 mijë euro me tenderë një burimor

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të shpenzojë 686 mijë euro pa procedurë të hapur të tenderimit. Kjo kompani publike ka shpërblyer kompaninë franceze “Alstom Power Service”në tenderin “Përmirësimi i dcs-it- i sistemit të Centralog-ut për blloqet B1 dhe B2”, përmes procedurës së negociuar pa publikim të kontratës.

Shpenzimi i parasë publike përmes procedurës së negociuar, nga shoqëria civile shumë herë është vlerësuar si mënyra më e lehtë për të keqpërdorur me paranë publike, pasi në raste të tilla nuk ka konkurrencë.

Por, KEK këtë veprim e ka arsyetuar me atë se vetëm kompania “Alstom” e ka të drejtën e kryerjeve të punimeve në Termocentralin Kosova B.


Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në KEK, ka thënë për ORAinfo se sistemi i kontrollit digjital ( DCS) si pjesë qenësore e funksionimit të Termocentralit Kosova B është dizajnuar nga gjiganti botëror Alstom, që është edhe prodhues i gjeneratorëve ( mbi 600 MW) të këtij termocentrali.

“Në këtë vijë, Alstom mbanë të drejtën ekskluzive autoriale dhe industriale për mirëmbajtje, përmirësim dhe avancim të sistemit DCS, në të cilin asnjë prodhues nuk mund të intervenoi. Në vijë me afatet e garancionit të sistemit dhe konform nevojave që dalin nga sistemi operativ, në vitin 2015 duhet bërë avansimi tërësishëm i pjesës së ashtuquajtur CENTRALOG të sistemit DCS, që si edhe që u elaborua më lartë paraqet ‘trurin’ e Termocentralit Kosova B”, ka thënë Nulleshi.

Sipas tij, për raste të një pune të tillë me prodhuesin origjinal, ajo është definuar dhe ka kodin e procedurës së negociuar. /ORAinfo/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori