LAJMI I FUNDIT:

KEK shkyçë nga rrjeti elektrik 10 fshatra të Gjakovës

KEK shkyçë nga rrjeti elektrik 10 fshatra të Gjakovës

Që nga e hëna Korporata Energjetike e Kosovës do fillojë sërish aksionin e shkyçjeve nga rrjeti elektrik të konsumatorëve të cilët vazhdojnë të mos paguajnë energjinë e shpenzuar.

Në një njoftim zyrtar të lëshuar për shtyp KEK-u ka njoftuar se do të fillojë me shkyçje kolektive duke filluar nga data 10 e këtij muaji në trafo në regjionet e Distriktit të Gjakovës të cilat kanë pagesat nën 30 %.

Sipas po të njëjtit njoftim zyrtar, nga rrejti elektrik do të shkyçen fshati Rogovë, Ujz, pastaj fshati Fshaj, Smaq, Jahoc, Shishman, Dallashaj, Rypaj, Devë dhe fshati Smolicë. /Telegrafi/