LAJMI I FUNDIT:

KEDS ndërroi konstruksionet e trafove në Gjakovë

KEDS ndërroi konstruksionet e trafove në Gjakovë

Gjatë verës vetëm në Distriktin e Gjakovës janë ndërtuar konstruksionet metalike për tri trafo, duke bërë që të rritet siguria për qindra qytetarë

KEDS gjatë verës pos intervenimeve në rrjet është përkujdesur edhe për sigurinë në trafostacione. Gjatë verës vetëm në Distriktin e Gjakovës janë ndërtuar konstruksionet metalike për tri trafo, duke bërë që të rritet siguria për qindra qytetarë.

“Kemi ndërtuar konstruksionet për trafo në Rogovë të Hasit, Guskë dhe Kralan. Këto e kanë rritur sigurinë për qytetarët dhe kualitetin e shërbimeve për konsumatorë”, thotë Milot Kursoni, udhëheqës i Ekipeve të Mirëmbajtjes në Distriktin e Gjakovës.


Nga këto investime janë shprehur të kënaqur edhe konsumatorët. “Jemi shumë të kënaqur me këtë intervenim të KEDS-it. Kërkesa jonë u realizua dhe tash ndihemi shumë të sigurt. Gjendja më herët nuk ka qenë aspak e mirë”, thotë Agim Meka nga Kralani, pronar i shitores “Meka” që gjendet përballë trafos.

Fjalë miradije për konstruksionet e reja kanë edhe në lokalitetet tjera. “Gjendja e trafos ishte mjaft e rëndë. Trokitëm në derën e KEDS-it dhe na u hap. Investimi u bë dhe sot gjendja është shumë më e mirë. Thjesht po marrim frymë më lirshëm”, thotë Ismajl Ukshini, teksa po punonte tokën në Rashkoc. /Telegrafi/