LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i premton 1.2 milion euro investime në Podujevë

KEDS-i premton 1.2 milion euro investime në Podujevë

1.2 milion euro është shuma që KEDS ka premtuar të investojë në komunën e Podujevës vetëm për këtë vit. Këto investime do të bëhen më së shumti në rregullimin e rrjetit elektrik dhe vendosjen e trafove të reja.

Ky është premtimi që vetë drejtori ekzekutiv i rrjetit në KEDS, Mehmet Koç, i dha kryetarit të Podujevës Agim Veliu.

Koç dhe Veliu u takuan sot, ku ky i fundit u ankua për reduktime të shpeshta në komunën e tij.


Veliu shprehu po ashtu shqetësimin për rrjetin e vjetruar elektrik, i cili në disa lokalitete rrezikon edhe jetën e qytetarëve.

Në këtë kontekst, kryetari Veliu kërkoi nga KEDS-i që të ndërmarrin veprime konkrete në mënyrë që qytetarëve të Komunës së Podujevës t’u sigurohet furnizimi i rregullt dhe cilësor me energji elektrike.

Drejtori i ekzekutiv i rrjetit në KEDS, Mehmet Koç, tha se në projektet e kësaj kompanie komuna e Podujevës bën pjesë në mesin e komunave ku do të investohet më së shumti në rregullimin e rrjetit elektrik.

“Në komunën e Podujevës gjatë këtij viti kemi planifikuar të investojmë rreth 1.2 milion euro në rregullimin e rrjetit elektrik dhe vendosjen e trafove të reja”, tha drejtori Koç.

Në takimin, ku ishin të pranishëm edhe drejtorët komunalë të Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Urbanizmit, Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe i Inspeksionit, kryetari Veliu premtoi mbështetje për investimet e KEDS-it, por njëkohësisht kërkoi që kjo kompani të harmonizojë projektet me planet urbanistike të Komunës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori