LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i befason me faturat e janarit

KEDS-i befason me faturat e janarit

Konsumatorët e KEDS-it janë befasuar për çmimin e lartë të faturave e dhe në janar. Ata janë ankuar se edhe pse janë munduar që të “kursejnë” shfrytëzimin e energjisë elektrike, faturat u kane ardhur tepër të larta.

“Fix 50€ ma shumë, plus me dru nxehna në 60m2”, ka shkruar një konsumatorë i KEDS-it në Facebook.

Kurse një tjetër shkruan. “O Popull a i morët faturat e rrymës për Janar?…O popull a ju djegi çmimi me dallim të madh nga muaji Dhjetor?…Pse ka dallim e ankesa me së paku 50 euro dallim?”.


Ndryshe energjia elektrike ishte shtrenjtuar dy herë brenda dy muajve më 2014. /Telegrafi/