LAJMI I FUNDIT:

KEDS dyfishon kapacitetet e shpërndarjes për rajonin e Vrrinit

KEDS dyfishon kapacitetet e shpërndarjes për rajonin e Vrrinit

Nga tri dalje ekzistuese në nënstacionin 35/10 kilovoltësh të Zhurit, KEDS e ka rritur atë numër në shtatë të tilla, një nga të cilat rezervë. Ky investim ka përmirësuar furnizimin për mbi 20 mijë qytetarë të pjesës jugore të Kosovës

Refki Hoxha, pronar i gurëthyesit Renalual Tahiri në fshatin Zhur të Prizrenit, është i lumtur këto ditë. Gëzimi i tij buron nga investimi që ka bërë KEDS-i në rrjetin elektrik që ka bazamentin përballë biznesit të tij. Është kryer një punë e mirë. Tash kemi furnizim shumë më cilësor me energji elektrike”, thotë Hoxha.

Gurthyesi i tij, që gjendet përballë aseteve kryesore të shpërndarjes, mund të punojë pa probleme të furnizimit me energji elektrike. “Kjo është jetike për mua”, thotë Hoxha.


KEDS ka zgjeruar kapacitetet në Nënstacionin 35/10 kV (kilovolt) duke shtuar katër dalje të reja 10 kV, një nga të cilat rezervë. “Tash kemi në punë 6 dalje, të cilat kanë eliminuar rëniet e tensionit për Zhur, Has dhe rajonin e Vrrinit përgjithësisht”, deklarojnë zyrtarë të KEDS-it.
Dyfishimi i kapaciteteve shpërndarëse prek direkt rreth 5 mijë konsumatorë të kompanisë apo mbi 20 mijë banorë të pjesës jugore të vendit.

“E falënderoj KEDS-in nga zemra. Veprimeve të tilla ne u duartrokasim dhe i mbështesim fuqishëm. Na keni përmirësu jetën”, thotë Bedri Hoxha në emër të fshatit Zhur.

Përfitimet shkojnë tutje. Me dalje të veçantë është edhe pika doganore e Vërmicës, e dyta më e madhja në vend. “Dogana kishte më herët probleme me lëvizje të tensionit si pasojë e rrjetit të trashëguar. Kjo është eliminuar dhe dogana tashmë ka shërbime kualitative”, thonë ata. Nuk kanë munguar falënderimet as nga institucioni që grumbullon pjesën më të madhe të të hyrave publike në vend. KEDS pos rregullimit të tensionit, ka paraparë edhe përfitime shtesë.

“Largpërçuesit Zhuri dhe Hasi kanë qenë problematik sa i përket prishjeve me rëniet më të mëdha në rajonin e Prizrenit. Tash, ky problem është eliminuar”, thonë zyrtarët e KEDS-it. Kjo, pasi kompania, paralel me investimet, ka bërë edhe selektimin e daljeve.“Tash, në rast të prishjes eventuale, do të mbesin pa energji vetëm konsumatorët ku ka ndodhur prishja. Pra, konsumatorëve u garantohet përfshirja minimale dhe rikthimi i tensionit në kohën më të shkurtër të mundshme”, thonë ata.

Zgjerimi i kapaciteteve në TS 35/10 kV Zhuri është pjesë e investimeve që nisi KEDS me fokus në vendbanimet me rënie të tensionit. Megaprojekt ky i nisur në muajin mars dhe që përfundon në fund të vitit. Pjesë e tij janë 236 vendbanime të identifikuara me rënie të tensionit dhe do të investohet në të gjitha që konsumatorët të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori