LAJMI I FUNDIT:

KE ndihmon Slloveninë me 1.2 mld $

KE ndihmon Slloveninë me 1.2 mld $

Komisioni Evropian i akordoi ndihmë Sllovenisë, në vlerë prej 1,2 miliardë eurosh, për kapërcimin e pasojave nga kriza ekonomike dhe financiare në ekonominë e saj.

Sipas ndarjeve aktuale në Bashkimin Evropian ndihma mund të ndahet në lloj garancie për kredi investuese dhe kredi për kapital qarkullues, të lidhura deri më 31 dhjetor të vitit 2010.

Komisioni Evropian kumtoi se ndihma është me kufizim kohor dhe vlen vetëm për ndërmarrje që kanë rënë në situatë të vështirë pas 1 korrikut të vitit 2008.