LAJMI I FUNDIT:

KE-ja e përkrah Kosovën

KE-ja e përkrah Kosovën

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, të martën u takua me komisionerin e Unionit Evropian për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn, me të cilin ka diskutuar për situatën e përgjithshme politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë, alokimin e mjeteve të premtuara nga Komisioni Evropian, si dhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se vendimi i GJND-së rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka hapur perspektiva të reja për vendin.
Sipas tij, aprovimi i Programit me FMN-në është një konfirmim tjetër i rëndësishëm i pjekurisë institucionale dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në BERZH.

Ndërsa, komisioneri i BE-së për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn tha se Kosova është në rrugë të drejt të zhvillimit ekonomik dhe se trendi pozitiv i këtij zhvillimi është duke u vërejtur.


“Dëshiroj të theksoj se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës dhe natyrisht anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ishte shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe në e përkrahim këtë”, tha komisioneri Rehn.

Nga ky takim u tha se shumë shpejt mbështetja buxhetore nga Komisioni Evropian do të realizohet dhe gjithashtu mbështetja e Komisionit Evropian në rrugën e anëtarësimit do të mundësoj që ky proces të realizohet në një të ardhme të afërt.

Ministri i MEF-it Ahemt Shala ka takuar gjatë të martës edhe Komisioneren për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ndihma Humanitare dhe përgjigje ndaj Krizave, Kristalina Georgieva. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori