LAJMI I FUNDIT:

KE, 6.6 milionë euro pesë agjencive

KE, 6.6 milionë euro pesë agjencive

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Bordet e pesë Agjencive Rajonale për Zhvillim (ARZH) nënshkruan sot (e mërkurë) kontrata për grante operacionale, të cilat mbështesin operacionet e agjencive dhe shpenzimet për funksionimin e tyre gjatë periudhës njëvjeçare. Grantet janë pjesë e mbështetjes së BE-së prej 6.6 milionë Eurosh për projektin për Zhvillim Ekonomik Rajonal.

Grantet prej 150.000 Euro do t’u mundësojnë Bordeve të Agjencive Rajonale për Zhvillim të nënshkruajnë kontrata pune me personelin dhe t’i bëjnë agjencitë funksionale. Bordet e ARZH të Kosovës u përfaqësuan nga kryetarët e komunave përkatëse, Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit, Gjilanit dhe Pejës.

“Komisioni Evropian është i kënaqur që ka arritur në fazën e funksionalizimit të agjencive rajonale për zhvillim. Shpresojmë se Agjencitë do të korrin rezultatet të cilat ne të gjithë i presim nga ky proces: një Kosovë ekonomikisht të zhvilluar dhe me një ambient joshës për biznes dhe me standard më të lartë jetese për të gjithë qytetarët e saj", ka thënë i ngarkuari me punë në Zyrën Ndërlidhëse të KE, Kjartan Björnsson./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori