“La Croix” ka botuar të premten e 20 majit 1904, në faqen e tretë, një shkrim në lidhje me 50-vjetorin e përfundimit të hekurudhës së famshme të Semmeringut, vepër e inxhinierit të famshëm me origjinë shqiptare Karl Gega. Shkrimi është si më poshtë.
“Me 28 të këtij muaji do të fillojnë festime të mëdha të cilat do të zgjasin një javë të tërë dhe do të sjellin hare në një pjesë të perandorisë ashtu si në kryeqytet.
Në fund të majit, hekurudha e Semmeringut, e cila ishte hekurudha e parë malore e Evropës, feston 50-vjetorin e përfundimit. Semmeringu është pika më e lartë e vargmaleve të Alpeve që na ndajnë nga Styria. Pak rajone malore janë po aq piktoreske dhe madhështore sa këto. Kur niseni nga Vjena për në Gratz dhe Trieste, së pari kalojmë nëpër vreshtat e pasura përreth Badenit, pastaj Vjenë-Neustadt, selia e Saint-Cyr-it, dhe pothuajse menjëherë fillon ngjitja.
Hekurudha, përfundimi i së cilës do të përkujtohet, është seksioni nga Gloggnitzi në Semmering: puna zgjati gjashtë vjet, nga 1848 deri në 1854 dhe kushtoi 31 milionë franga. Është një nga kryeveprat më të bukura teknike në botë. Z. Gega, inxhinieri autori i kësaj mrekullie, ishte sigurisht një nismëtar i një gjeniu të madh, sepse guxoi të konceptojë plane të cilat ishin një zbulim për kohën e tij; ai mundësoi që industria hekurudhore e porsalindur të hidhte një hap prej gjysmë shekulli përpara.
Vetë Semmeringu është një qëndrim shumë i kërkuar: në verë për arsye të freskisë së pyjeve dhe flladeve të tij; në dimër për arsye të temperaturës së butë që hasim në majat e larta të mbuluara me dëborë dhe të zhytura (mbuluara) nga rrezet e diellit, ndërsa banorët e fushave dhe luginave banojnë në mjegullën gri dhe në të ftohtin.
Gega, i cili duket se i ka dominuar vështirësitë deri në atë pikë sa ka qenë i lumtur që t’i kërkonte për t’i kapërcyer ato, ka luajtur me shkëmbinjtë, luginat e thella, humnerat; herë-herë, ai e çon hekurudhën e tij në shpatin e malit, ku ajo duket si një skicë qymyri mbi një mur; herë-herë ai e fut atë në një tunel nga i cili del që të futet në një tjetër, dhe dikush do të thoshte se ai ka dashur të bëjë magjistarin me trenat; herë-herë e hedh papritmas si një gjarpër mbi një luginë të prerë nga një viadukt me mbivendosje të trefishtë të arkadave.
Kam dëgjuar që sot vepra do të bëhej me më shumë thjeshtësi dhe më pak shpenzime, kritika teknike që nuk ndryshojnë përshtypjen e atyre që janë vetëm spektatorë dhe konsiderojnë në vepër vetëm madhështinë e saj.”/Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një njeri, një Akademi: Sami Frashëri sipas vajzës së tij

ÇKA ËSHTË POEZIA

Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës