LAJMI I FUNDIT:

Kapet me 48 kilogramë marihuanë, dënohet me katër vjet burg dhe dy mijë euro gjobë

Kapet me 48 kilogramë marihuanë, dënohet me katër vjet burg dhe dy mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarit N. B. për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas gjykatës, i akuzuari është fajtor, sepse me datë 19 qershor të këtij, rreth orës 21:00 minuta, në pikën kufitare Qafë Morinë-Gjakovë, saktësisht në fshatin Morinë, pa autorizim kanë importuar substancë narkotike e llojit “marihuanë” në peshë prej dyzet e tetë kilogramë e gjashtëqind e pesëdhjetë gramë, të cilën sasi i pandehuri ditën kritike e kishte marrë nga personi P. Q. në qytetin e Bajram Curr në Shqipëri me qëllim trafikimi në Kosovë.


“Me këto veprime i akuzuari N. B. ka kryer veprën penale Posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës (KPRK). Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues për të akuzuarin N. B. duke i shqiptuar dënim prej katër (4) vjet burgim dhe gjobë në shumën prej dy mijë (2,000) euro. I pandehuri është obliguar që të paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëqind (100) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit. Konfiskohen substanca narkotike, një veturë Opel Vectra, një telefon Samsung A6 dhe të holla në shumën prej pesë mijë (5,000) lek, si objekte të kryerjes dhe përfitimit nga vepra penale”, thuhet në njoftim.

Gjykata thotë se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori